“Tahirin e përdorte për të shantazhuar”, Meta: Ramës i thash që nuk bën për ministër të Brendshëm

Presidenti Ilir Meta, ka treguar se ka qenë kundër emërimit të Saimir Tahirit ministër të Brendshëm, në vitin 2013. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, tha se Rama e përdorte Tahirin për të shantazhuar persona të tjerë.

“S’kam pasur asnjë konflikt me Tahirin. Por i kam thënë dhe Edi Ramës, vendose ku të duash, nuk mund t’ia imponoja, por i thashë që jo Ministër të Brendshëm pasi është shumë militant, shumë emocional dhe do të futet në konflikte dhe me opozitën.

Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera edhe për një arsye tjetër. Ai pretendonte që të ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Rama e përdorte për të shantazhuar persona të tjerë. Kur donte ta hiqte, në fakt kur iu kërkua ta hiqte, ma bëri sikur po më bënte një nder mua”.

SHKARKO APP