Tajlanda hap ”dyert”, shqiptarët do udhëtojnë pa vizë

Tajlanda hap “dyert” për Shqipërinë. Shteti aziatik ka zgjeruar skemën e saj të hyrjes pa viza në 93 vende dhe territore, ndërsa kërkon të rigjallërojë industrinë e saj të turizmit. Vizitorët mund të qëndrojnë në vendin e Azisë Juglindore deri në 60 ditë sipas skemës së re që hyri në fuqi të hënën. Më parë, mbajtësit e pasaportave nga 57 vende lejoheshin të hynin pa vizë. Turizmi është një shtyllë kryesore e ekonomisë tajlandeze, por nuk është rikuperuar plotësisht nga pandemia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?