Takim-bashkëbisedimi me shqiptarët e Amerikës, një pritje mbresëlenëse dhe një fjalim patriotik

Kryeministri Rama ishte në New York (SHBA). U takua me diasporën shqiptare të Amerikës dhe ku pritja ishte tej parashikimeve, mbresëlenëse dhe e papame. Shqiptaro-amearikanë me flamuj e veshje kombëtare, e ku salla ziente nga dashuria për Atdheun, dhe një kryeministër që fliste me zemër dhe dashuri, edhe me saktësi.

Pa e zgjatur, takimi u kthye në bashkëbisedim të ngrohtë, në formë pyetje-përgjigje, një mënyrë e veçantë nga ato që kemi parë, edhe për faktin që Rama mbetet një dialogues-debatues i veçantë.

Tek shihje muzikën tradicionale shqiptare dhe pritjen me kostume kombëtare në mes të New Yorkut, emocioni ishte i ligjshëm. Natyrisht që në një qoshe udhe, aty diku, afër takimit masiv, kishin dalë disa pak shqiptarë të porositur nga ballkoni i katit të 8-të në Tiranë e që quhet gjoja nga demokratët si “rrugica e shpresës”, por pikë shprese nuk ka me ardh në pushtet ai plak 80 vjeçar.

Sidoqoftë takimi masiv ishte me një fjalë që e tha një pjesëmarrës në sallë: “Ishte krejt Shqipnia aty dhe se kishte ardh kryebashkëpatrioti jonë”. Pas takimit Edi Rama ka shkruar këto fjalë:

“KRENAR PËR SHQIPTARËT

E AMERIKËS

KRENAR PËR SHQIPËRINË🇦🇱

New York – Takimi i parë me shqiptarët jashtë atdheut, pas mbajtjes së një premtimi madhor dhe vendosjes në vend me ligj, të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit duke votuar nga aty ku banon”- shkruan Edi Rama për takim-bashkëbisedimin e New Yorkut./A.Vataj/

SHKARKO APP