Takim entuziast dhe masiv, me videokonferencë, i Berishës me shqiptaro-amerikanët e Nju Xhersit
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon turin e “Foltores”. Në një videokonferencë ditën e dielë me simpatizantët demokratë në shtetin amerikan të Nju Xhersit, ai u prit me entuziazëm dhe brohoritje live.
“Pas shpalljes time non grata nga Anthony Blinken i kam dërguar një letër sekretarit të shteti duke i shprehur se ishte keqinformuar në lidhje me akuzat ngritur kundër meje. Tre ditë më pas vetë Deparatmetni Shtetit pranoi se burimet e informacioneve ishin marrë nga NGO-të, burime qeveritare dhe mediat. A keni parë ju të dënoheni sepse dëshiron kundërshtari. Nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj meje”, tha Berisha.
Me tej Berisha bashkëbisedoi live me shqiptaro-amerikanët duke sqaruar se do të bëjmë një rithemelim të PD-së dhe se kur të vijë prapë në pushtet do të forcojë me shumë marrëdhëniet me SHBA.
Ish-kryeministri theksoi se “Opozita shqiptare në pamundësi të plotë nuk arriti asnjëherë të imponojë zgjedhje të lira e të ndershme. Bëri të kundërtën, gradualisht ajo ndoqi modelin e kundërshtarit, armik të votës. Deformoi votën brenda PD, por për të gjithë ne, është e qartë si drita e diellit se vota e lirë është ADN e të gjitha vlerave të lirisë. Është AND e ligjeve dhe shtetit ligjor. Ndaj dhe kjo lëvizje e cila synon t’i japë vendit një opozitë të vërtetë, që qëndron fuqishëm ndaj regjimit, një opozitë që të ngjall shpresë dhe besim te qytetarët shqiptarë. Natyrisht, me qëllimin e saj të çmontojë narko-shtetin dhe të rikthejë në Shqipëri ligjin e vlerat konservatore të cilat kanë bërë botën e lirë. Më 11 dhjetor ne rithemelojmë de facto PD, e cila u largua nga këto vlera. Më 11 dhjetor, ne ngremë përsëri në Tiranë monumentin e pluralizmit politik. I japim vendit opozitën e vërtetë, për karshi asaj të marrur peng nga narko-qeveria. Ata që themeluan PD në vitet ’90 e dinë mirë përpjekjet e qeverisë dhe Ramiz Alisë në atë kohë për të penguar themelimin, por dua të jemi të hapur, pas themelimit të saj, e pranuan zhvillimin dhe zhvillimet e mëpasshme. Kështu që PD e priu revolucionin e përmbysjes së komunizmit.
Edi Rama, që shfaq në të gjitha mënyrat trashëgiminë e tij barbare ia doli të marrë peng opozitën me krimin më të shëmtuar politik të kohërave. Ia doli ta shtrojë atë në fasadë për shkak se kryetari i saj i cili kalon në 8 vite nga disfata në disfatë ia lejon vetes të implikohet në aferat e tilla që kurrë një njeri i virtytshëm nuk do ia lejonte. Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD. Vështirësitë, nuk mungojnë, por nga ana tjetër ky është një revolucion paqësor dhe i pa ndalshëm. Mjerë ata që mendojnë t’i dalin para dhe të ndalojnë këtë përpjekje për liri të shqiptarëve. Nuk ka asgjë që mposht njerëzit që luftojnë për lirinë e tyre. Të vendosur për çdo vendim deri në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë. Keni dëgjuar nga peng kryetari që kjo lëvizje është anti-amerikane. Unë ju garantoj që kjo është lëvizja më pro amerikane që nga viti ’90 e këndej. Realiteti është, e vërteta është që po bëjmë gjithçka që norma dhe standard të cilat e kanë bërë Amerikën vendin e lirive t’i vendosim në Shqipëri, e ne do t’ia dalim”, tha Berisha
Salla ishte tejmbushur me shqiptarë të Amerikës, të cilët ndoqën me interes ish-kryeministrin e Shqipërisë.
https://kohajone.com/shqiptaret-e-amerikes-live-me-sali-berishen-video/
KOHA JONË SONDAZH

