Takim me gratë e njësisë 7-të/Gjosha: Më 25 prill largohet Rama dhe Rilindja, e jo më shqiptarët

Kryetarja e Forumit në gruas në LSI, Klajda Gjosha gjatë takimet me gratë e kësaj partie në njësinë 7-të në Tiranë, tha se më 25 prill do të largohet kryeministri Edi Rama e jo më shqiptarët. ”Çfarë do makinacioni të përdorë Edi Rama ai nuk do ta ndryshojë votën e qytetarëve në 25 prill. Edhe sikur vetë t’i numërojë votat ai nuk mund ta ndryshojë votën e qytetarëve. E nisa këtë takim në njësinë 7 me gratë dhe vajzat sepse forca jeni ju, e nisa sepse kryetarja e LSI është një grua”,-tha ish-deputetja e LSI-së.

Pjesë ng fjala

Falenderoj të gjitha ju që jeni këtu sot. Është kënaqësi shumë e veçantë që arritëm të bëjmë këtë takim. Kemi folur shumë bashkë për problemet e përditshme dhe sot bëjmë këtë takim për të treguar forcën tonë, për të treguar se ka kaq shumë vajza dhe gra me votë. Në fillim kur erdha kam parë shumë njerëz që kishin humbur besimin tek politika, por sot shoh shpresë.

Ndaj vij në njësinë 7-të për të kërkuar jo thjeshtë votën për të rrëzuar Edi Ramën, por votën për revolucion. Ka shumë probleme Tirana, duke nisur nga faturat e deri tek pandemia. Duke qëndruar bashkë, duke bërë politika të mira, dhe prandaj jam pjesë e LSI se mendoj se kjo parti ka bërë mirë. Kostoja e jetesës në këtë vend është bërë thuajse e papërballueshme, pasi sot është e pamundur për t’u paguar faturat.

Disa miqtë e mi më thanë se vinin faturat e dritave dhe ishin shumë të larta, nuk e dinim nga vinin, por kur morën faturën e dritave panë sa paguanin për kilovat orë, aty zotëria më tha se e kuptova aty fajin nuk e kishte nusja, por Edi Rama. Sikur çdo njëra nga ju të trokasë në çdo derë shtëpie dhe të pyesë si e ka jetën sot, jam e bindur që do ju thonë se janë shumë më keq. Ndaj trokisni në zemrat e këtyre njerëzve për të kërkuar votën dhe për të bërë ndryshimin.

Duhet t’u themi mjaft largimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Nuk duhet të ikin shqiptarët por Edi rama. Unë besoj se ky ndryshim do të vijë dhe ajo do të jetë data 25 prill. Çfarë do makinacioni të përdorë Edi Rama ai nuk do ta ndryshojë votën e qytetarëve në 25 prill. Edhe sikur vetë t’i numërojë votat ai nuk mund ta ndryshojë votën e qytetarëve. E nisa këtë takim në njësinë 7 me gratë dhe vajzat sepse forca jeni ju, e nisa sepse kryetarja e LSI është një grua.

SHKARKO APP