Takim me profesionistët e lirë në Vlorë, Gjiknuri: Iu bashkova PS-së në 2005 kur shumë iknin

Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një bashkëbisedim me profesionistë të lirë, të rinj e të reja të qytetit të Vlorës.

Takimi u organizua në një format të veçantë dialogimi, ku të pranishmit treguan interes për të ndarë me Gjiknurin ide mbi zhvillimin e mëtejshëm të qytetit dhe integrimin në këtë proces të të gjithë aktorëve që operojnë në qytet.

Gjiknuri, iu përgjigj interesimit të profesionistëve mbi faktin se kur e ka nisur angazhimin e tij politik, pyetje të cilës Gjiknuri i’u përgjigj se “rrugën time politike e kam nisur në vitin 2005, pikërisht në kohën kur Partia Demokratike në parlament formonte qeverinë e re. Partia Socialiste ishte në opozitë, kohë kur shumë iknin nga partia, ndërsa unë atëherë u bëra pjesë e pandarë e PS, duke e cilësuar kohën e duhur për të dhënë kontributin tim në parti. Është pjesë e karakterit tim që kur të tjerët ikin, unë vij“.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetjes se çfarë mund të bëhet për të rinjtë e qytetit dhe si të bëhen ata faktorë të jetës në qytet, Gjiknuri i’u përgjigj duke theksuar se:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlora është epiqendër zhvillimi, me aeroport, me port marine, Vlora që ka një të ardhme të jashtëzakonshme. Të gjitha këto perspektiva zhvillimi kanë patjetër nevojë të të rinjtë e këtij qyteti, të cilët do të zhvillojnë profesionet e tyre. Kapacitetet turistike që do të zhvillohen, do të kërkojnë patjetër programe të cilat do t’i nxisin të rinjtë për tu bërë pjesë e këtij zhvillimi, duke qendruar në Vlorën ku do ndërtojnë të ardhmen e tyre“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?