“Takim me Von der Leyen për Konferencën e Donatorëve”, Rama niset për Bruksel

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” bën me dije se sot do të jetë në Bruksel ku do të zhvillojë një takim me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet më 17 shkurt.

Postimi i plotë i Ramës

Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.

SHKARKO APP