Takimet e kryedemokratit në Korçë, reagon ish-deputeti: Padurim për ndryshim!

Në takimet që zhvilloi sot në Korçë me qytetarë dhe sipërmarrës të goditur nga kriza ekonomike që shkaktoi përhapja e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha shoqërohej edhje nga ish-deputeti Ervin Salianji.

Përmes rrjeteve sociale, Salianji shpërndan dhe përshtypjet e tij në këto takime, ku thekson se tek korccarët ka një padurim për ndryshim.

“Padurim për ndryshim!

Kurrë më parë nuk e kisha parë situatën si sot në Korçë. Padurimi për t’u takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe vërshimi i qytetarëve në çdo rrugicë dhe çdo hap që hidhej, për të shprehur dhe ngritur zërin për shqetesimet e tyre, për pamundësinë për të siguruar jetesën e përditshme!

Nuk i ngjante halli hallit, por bashkoheshin të gjithë tek nevoja pêr ndryshim, tek përbuzja ndaj përfaqësuesve të qeverisë. Qeveri që ka kaluar nga braktisja e qytetareve ne zhvatjen e qytetarëve.

Varfëria e tejskajshme nuk ju ul dot kurrizin shqiptarëve, ndryshimi po vjen, qytetarët janë në ballê të ndryshimit!

Rotacioni êshtë formalitet dhe pret vetëm datën e zgjedhjeve, ndryshimi do të vijë nga qeveria e Partisë Demokratike ?? ?”, shprehet Salianji.

SHKARKO APP