”Takimet mes Shqipërisë dhe Kosovës”, Spahiu: Të marrin pjesë edhe deputetë nga RMV, Mali i Zi e Lugina e Preshevës
Bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem Spahiu është shprehur se takimet mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë duhet të jenë më të shpeshta.
Komentet Spahiu i bëri në një deklaratë për media, ku tha se në këto takime duhet të marrin pjesë edhe deputetët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe diasporës.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, duke e patur çeshtjen kombëtare në boshtin e programit të saj, sugjeron që këto takime mes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kuvendit të Kosovës të bëhen sa më shpesh, ku të ftohen të marrin pjesë edhe deputetët shqiptarë nga trevat shqiptare në Maqedoni, në Luginën e Presheves, në Malin e Zi dhe në diasporë”, ka thënë mes të tjerash Spahiu. Ai ka ngritur shqetësimet me të cilat përballet veriu i Kosovës dhe ka bërë thirrje për ndihmë diplomatike nga ana e Shqipërisë ndaj Prishtinës.
KOHA JONË SONDAZH

