Takimet në Bruksel, Borrell: Policët e rrëmbyer të lirohen urgjentisht pa kushte
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka treguar se çfarë është biseduar në takimet me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, pas tensione në veri.
Në një postim në Facebook, Borrell thotë se 3 policët e rrëmbyer në veri të Kosovës duhet të lirohen nga Serbia urgjentisht dhe pa kushte. Ai shkruan se kanë diskutuar për uljen e tensioneve me propozime konkrete, ndërsa thotë se ranë dakord për nevojën që të zhvillohen zgjedhje të reja.
”Arrestimet arbitrare ose keqtrajtimi i të burgosurve është i papranueshëm. Eulex do të luajë një rol më të fuqishëm në monitorim. 3 policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen urgjentisht dhe pa kushte”.