Takimet në njësinë nr.2, Mediu: 25 prilli, është bashkimi i shqiptarëve kundër së keqes

Kryetari i Partisë Republikane, njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhet e 25 prillit, Fatmir Mediu edhe këtë të enjte ka vijuar me takimet elektorale në njësinë nr.2 në Tiranë, ku ndër të tjera thotë se qeveria duhet t`u shërbejë qytetarëve. ”25 Prilli është momenti kur shqiptarët duhet të thonë; duhet të ketë shtet, që na respekton, që ne e ndërtojmë, që respekton lirinë dhe dinjitetin tonë. 25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij”,-mësohet të ketë thënë Mediu gjatë takimeve me votuesit.

Fjala e plotë

Ulja e taksës, për biznesin dhe heqja e taksave te teperta lokale. Ne besojmë se paratë në xhepat tuaj janë më të sigurta se paratë në xhepat e Ramës apo Erion Veliajt. Atë që dini ju ta bëni me financat, nuk di ta bëjë as Edi Rama, sepse në fund të fundit ju i shërbeni familjes suaj, kurse ata përpiqen që t`i shërbejnë klaneve të cilat kanë sjellë vetëm korrupsion. Asnjë vend në rajon nuk e ka trajtuar pandeminë, siç e trajton Edi Rama për qëllime politike dhe jashte çdo standarti njerezor, shëndetesor dhe qeverises. Të gjitha vendet e rajonit kanë stimuluar bizneset financiarisht, për t`i mbështetur ato, sepse po mbaroi biznesi, ka mbaruar ekonomia, ka mbaruar punësimi.

Kanë trajtuar familje me pagesa nga ana e shtetit, kurse Rama të gjitha paratë që merr nga taksat tona i ka dhënë për interesa korruptive me PPP-të që ka, të cilat nuk kanë asnjë vlerë në këtë lloj situate, dhe për më tepër të thotë që ti duhet të punosh nga ora 8 deri në 6 apo deri në orën 8, dhe të kufizon oraret dhe të kufizon mundësi biznesi dhe nga ana tjetër të kërkon po të njëjtat taksa sic kanë qenë më parë. Pra të gjitha këto në kompleks tregojnë që ne kemi një qeverisje e cila ka humbur jo vetëm sensin politik por dhe sensin njerëzor.

Dy gjëra janë shumë të rëndësishme në jetën tonë, liria dhe dinjiteti. Dinjitetin, sepse besoj që secili nga ne vlerëson që ka autoritetin, mundësinë e vet, liria sepse është një mundësi për të bërë atë cka ne mendojmë që na e ka falur Zoti për ta bërë për të mirë për veten tonë dhe për familjen tonë. Unë mendoj që 25 Prilli nuk është thjesht cështje votimesh, por është një moment me shumë rëndësi në historinë tonë kombëtare, jashtëzakonisht i rëndësishëm për t`a kthyer Shqipërinë në rrugën e mbarë.

25 Prilli duhet të jetë bashkimi, jo i opozitës, por bashkimi i shqiptarëve kundër së keqes. 25 Prilli duhet të jetë dita kur shqiptarët do t`i thonë po dëshirës së tyre për të punuar dhe ndërtuar ekonominë e tyre familjare, ekonominë e tyre personale. 25 Prilli është momenti kur shqiptarët duhet të rifitojnë edhe njëherë, të zgjohen dhe të shikojnë që interesi i tyre si shqiptarë është e ardhmja europiane, nuk është asnjë lloj marrëdhënie tjetër.

25 Prilli është momenti kur shqiptarët duhet të thonë; duhet të ketë shtet, që na respekton, që ne e ndërtojmë, që respekton lirinë dhe dinjitetin tonë. 25 Prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`i dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës dhe njerëzve afër tij.

SHKARKO APP