Takimet politike u ndaluan, por si do të zhvillohet fushata elektorale?

Teksa politika do të duhet t’u përshtatet rregullave pandemike, një fakt pranohet nga të gjithë: Kontakti njerëzor mbetet i pazëvendësueshëm.

Forcat kryesore me zyra të konsoliduara shtypi kanë menduar në avancë, ndërsa disa të tjerë e kanë të vështirë strategjinë e komunikimit online për të bërë zgjedhës për vete.

Shifrat e Covid-18 në rritje duket se nuk do i stepin politikanët të zhvillojnë takimet e tyre elektorale. Strategjia që do të ndiqet duket e njëjtë, takime të vogla dhe shumë teknologji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo të paktën deri në mars kur nis zyrtarisht fushata dhe njerëzit e partive shpresojnë të ketë përmirësim të situatës. Por, kur të mëdhenjtë e kanë tashmë të konsoliduar elektoratin e tyre, sa të lehtë e kanë të vegjëlit, që do të dalin për herë të parë me një parti të bindin për të marrë votat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?