Takimi Bardhi-Paloka, ish-ministri Oketa: Sikur do bënin pazare individuale
Takimin e parë pa marrëveshje mes Edi Palokës (grupi Berisha) dhe Gazment Bardhit (grupi Alibeaj), ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa e lexon si një takim që bëhej për pazare individuale. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Oketa u shpreh se ishte e pavend që ata u takuan në një kafene.
“Referuar ngjarjeve të sotme, me thënë të drejtën pritshmëritë e mia ishin më të larta sesa kaq. Më duket e pavend, që së pari takime të tilla të zhvillohen në kafene. Së dyti, më duket akoma më pavend që të mos mblidhen të gjithë deputetët e Partisë Demokratike me një transparencë, me një diskutim të hapur të gjejnë një zgjidhje. Takime të tilla, midis dy individëve kokë më kokë, ngjajnë si pazare individuale sesa realisht një zgjidhje konkrete. Që të dalë nga takimi kryetari i Këshillit Kombëtar, të deklarojë se nuk ka asgjë që të thotë sot, por duhet të presim nesër, një deklaratë as politike, as që ndihmon zgjidhjen”.
Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë dy të mandatuarit e dy grupimeve për të negociuar mundësitë dhe rrugët për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
KOHA JONË SONDAZH

