Takimi Berisha-Bardhi, Idrizi: S’mund të ulesha në një tryezë me ata që zgjodhën Belerin

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka dhënë qëndrimin e tij për takimet mes deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ku vetë ai nuk ishte i pranishëm. Ai tha se nuk mudn të ulej në një tryezë më Vangjel Dulen dhe ata persona që mbështeten Fredi Belerin dhe e kandiduan për garën në Himarë. Idrizi theksoi se përjashton nga ky grup Bardhin.

“Kam thënë që ky njeri nuk mund të jetë kandidat për asnjë parti shqiptare, sepse masakra e Peshkëpisë, djegia e simboleve kombëtare, artikulimi tij se shqiptarët vijnë nga Kaukazi. A mund të shkojë të ulet kryetari i PDIU në një tryezë, me një pjesë të opozitës e cila mbron dhe bën hero Fredi Belerin. Qoftë edhe me Dulen. Nuk e fus Bardhin këtu. Fus Dulen dhe ata që e kanë mbështetur. Nuk e kuptoj se si mund të ishte kryetari i PDIU në këtë takim”, tha Idrizi.

Nga ana tjetër, Idrizi vlerëson iniciativën e Bardhit për t’u ulur me opozitën në përpjekjet për bashkim. ”Në atë tryezë, për shkak të arsyes që PDIU qëndron në politikë, sepse kauzat e saj nuk i përcjellin partitë e mardha, çështja çame dhe shumë çështje të tjera. Kam thënë që Beleri për shkak të ngarkesës, akuzohet se ka vrarë ushtarët shqiptarë në territorin shqiptar dhe që janë dëshmorë të atdheut. Ai arrestohet, gjendet me armë, burgoset në Greqi”, tha Idrizi.

SHKARKO APP