Takimi FMN-Tatime – Diskutime mbi ecurinë e reformave dhe progresin e bërë

Ecuria e reformave të ndërmarra nga Administrata Tatimore si dhe progresi i bërë deri më tani kanë qenë edhe fokusi i takimit të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Xhavit Çurri me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky i fundit drejtohej nga Steve Vesperman, i cili vlerësoi edhe bashkëpunimin e deritanishëm të FMN-së me Drejttorinë e Përgjithshme të Tatimeve si dhe përpjekjet që po kryhen për një performancë më të mirë fiskale.

Sipas DPT-së, zbatimi i rekomandimeve të lëna nga misionet e mëparshme të FMN-së ishte po ashtu një tjetër çështje që u diskutua gjatë këtij takimi. Çurri deklaroi se performanca fiskale ka qenë pozitive gjatë këtij viti dhe po e tillë është edhe pritshmëria për pjesën e mbetur të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Tiranë deri në datë 3 dhjetor 2018. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen takime për çështje të ndryshme me drejtoritë përkatëse në DPT.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?