Takimi historik i Ramës në Athinë, Mitsotakis i vë**ul nipin i cili poston foton me djalin e Fredi Belerit

Fjalimi historik i Edi Ramës në Athinë në takimin e magjishëm me shqiptarët do qëndrojnë gjatë si një gozhdë e madhe, e ngulur në trupin e politikës dhe shoqërisë greke. E gjitha kjo po tentohet të eklipsohet e të përçmohet në vendin fqinj.

Homologu i tij Kyriakos Mitsotakis ka hedhur në sulm nipin Kostas Bakoyannis humbësin e zgjedhjeve për bashkinë Athinë. Si kundrapeshë, Bakoyannis, djali ish-ministres së punëve të jashtme, i sjell shembullin e djalit të Fredi Belerit përmes një komenti në Instagram.

“Në prag të 15 gushtit, një vit më parë, vizitova Himarën! Ishte si një peligrinazh. Mikpritja e himariotëve ishte emocionuese. Pak para se të futesha në makinë për kthimin, përshëndeta një familje të re. Dy prindër me një fëmijë në moshën e djalit tim të vogël. Nëna më tha një fjalë, ‘mos na harroni”, shkruan ai në këtë postim.

Ata mijëra flamuj shqiptarë që u valvitën të dielën në Athinë, Kostas Bakoyannis tenton t’i barazojë me ata pak flamuj të vendit të tij të cilët u ngritën, kur ai erdhi për të bërë fushatë elektorale në Himarë, por më pas humbi zgjedhjet.

Komentit të Bakoyannis nuk kishte se si t’i mungonte Beleri. “U gëzova shumë kur takova mikun tim Petros Beleris, djalin e Fredit. Një djalë i ri që mban një barrë të rëndë mbi supe, pasi është është kthyer në zërin e babait të tij. Zërin e demokracisë që nuk burgoset dot. Zërin e qytetarëve që nuk heshtin, në vullnetin e popullit që nuk falsifikohet”, përfundon komenti i tij në foton e postuar në Instagram.

SHKARKO APP