Takimi i aktorëve me Vlahutin, Çeloaliaj tregon çfarë u diskutua
Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, janë takuar paraditen e sotme me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Pas përfundimit të takimit, aktori Alert Çeloaliaj ka treguar për mediat bisedën e zhvilluar me shefen e diplomacisë së BE-së në vendin tonë.
Çeloaliaj bëri të ditur se përfaqësuesit e Aleancës i konfirmuan ambasadores qëndrimin se janë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar teksa njoftoi se takimet me përfaqësues të BE-së do të vijojnë.
“Falenderoj ambasadoren Vlahutin që na priti në takim. Ia bëmë të qartë qëndrimet tona, se jemi kundër shembjes së Teatrit dhe projektit të PPP-ve. Ky nuk do të jetë takimi i fundit që ne do të kemi me përfaqësues të BE-së”, u shpreh Çeloaliaj teksa i bëri sërish thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin e miratuar në Kuvend nga mazhroanca në seancën plenare të 5 korrikut.
KOHA JONË SONDAZH

