Takimi i guvernatorëve, Sejko: Jemi për tregtinë e lirë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në takimin e 39-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit, zhvilluar në Bodrum të Turqisë.

Gjatë punimeve të Klubit u diskutua mbi perspektivat ekonomike globale, rritjen e qëndrueshme globale, sfidat dhe mundësitë e Bankave Qendrore lidhur me monedhat dixhitale.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko solli në vëmendje të pjesëmarrësve, disa faktorë rreziku që mund të ndikojnë në rritjen globale, të tillë si: divergjenca rreth tregtisë së lirë dhe globale; reformat strukturore; turbulencat e tregjeve financiare dhe stabiliteti gjeopolitik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me debatet e fundit mbi vendosjen nga disa shtete të barrierave për tregtinë e lirë, Guvernatori theksoi se tregjet e hapura lejojnë një alokim më efikas të resurseve dhe ofrojnë mundësi më të mira punësimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga perspektiva e Shqipërisë, ai u shpreh se më shumë mbetet për t’u bërë për të ulur nivelin e kredive me probleme, për të përmirësuar mbikëqyrjen e segmenteve jobankare të sistemit financiar dhe për të rritur elasticitetin e institucioneve financiare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?