Takimi i papritur Rama-Begaj/E zbulon Lorenc Vangjeli për çfarë u fol

Përse shkoi Edi Rama në Presidencë, ku ende nuk ka një informacion zyrtar për takimin me presidentin Bajram Begaj?

Fati i drejtimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili aktualisht ka në krye nënkryetarin, ka qenë arsyeja e takimit. Kështu shprehet analisti Lorenc Vangjeli që thotë se kreu i ri i SHISH do të duhet të plotësojë 3 kushte të rëndësishme.

“Në këto kohë anormale që jetojmë për çështjen e sigurisë, ky është një lajm normal. Në axhendën e takimit ka pak hapësirë për hamendesim.

Është e vërtetë që një nga institucionet e rëndësishme, SHISH, drejtohet nga nënkryetari, pra së shpejti do të ketë një zgjidhje. Unë nuk do t’u them një emër por një identikit. Duhet të plotësojë tre kushte: Profesionist, patriot dhe i lidhur me politikën.

 

SHKARKO APP