Takimi i parë me një zyrtar si Mbret, Charles pret kryeministren Truss
E veshur me të zeza, kryeministrja Liz Truss ka mbërritur në Pallatin Buckingham. Ajo do të zhvillojë një takim me Mbretin Charles III.
Truss u emërua nga Mbretëresha e ndjerë të martën dhe sot po zhvillon takimin e parë të saj si kryeministre, takim i parë me një zyrtar është edhe për Mbretin Charles III.
Pallati Mbretëror ka njoftuar se Mbreti Charkes III do t’i drejtohet kombit me një fjalim rreth orës 19:00.
Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij, momenti kur mbërrijnë në Londër në Pallatin Buckingham.