Takimi i Ramës me ministrat në Velipojë ngre në “këmbë” IKMT: Aksion për ndërtimet pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes sё Territorit ka nisur sot dy aksione nё qytete tё ndryshme.

Kёshtu sot ka filluar prishja e pesё ndërtimeve pa leje nё zonёn turistike tё Velipojёs, atje ku po mbahet aktualisht edhe takimi informal mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të rinj.

IKMT raporton se objektet që do shemben janё nga 1 deri nё tre kate, me konstrukt beton arme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndёrkohё nё Vlorё nё kuadёr tё projekteve pёr rikualifikimin urban pёrgjatё shёtitores dhe vazhdimin e unazёs Vlorё-Uji i Ftohtё, do tё nisё prishja e pesё objekteve 1 dhe 2 katёsh. Pronarёt e kёtyre objekteve janё shpronёsuar me VKM.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?