Takimi i Ramës me naftëtarët, Dautaj: Për 12 muaj do marrim nga 400 mijë lekë

Në fund të takimin me kryeministrin Edi Rama, naftëtarët kanë rënë dakord që të marrin një pagë prej 40 mijë lekësh për 12 muaj si edhe do u paguhen edhe sigurimet shoqërore të këtyre pagesave.

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, tha se kërkuan një mirëkuptim nga ana e qeverisë që të merrnin nga dy paga përnjëherësh, këtë muaj dhe tjetrin, pasi gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë. Në total përfitojnë 870 naftëtarë, që kanë qenë të regjistruar në bordero në muajin dhjetor të vitit 2019.

”Do të jepet një pagë prej 400 mijë lekësh prej një periudhë 12 mujore si dhe sigurimeve të pagave që do të marrim. Me zgjidhjen e dytë jemi të kënaqur, por me detyrimet e prapambetur që kemi në kohë, duhet të ndiqet rruga ligjore”,-tha ai.

SHKARKO APP