Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, Plangarica: Performancë nga Noizy dhe Eleni Foureira
Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Athinë për të takuar shqiptarët, në kuadër të turit të takimeve me diasporën. Bashkëkryetarja e PS në Athinë, Arminda Plangarica, thotë se kjo është një festë duke qenë se Rama shkon pas kaq shumë viteve në një takim të tillë.
Në stadiumin ”Galatsi”, në sallën “Teatri i Krishtlindjeve”, pritet të jenë rreth 4 mijë persona thotë Plangarica. Ajo thotë se do të ketë performancë nga grupe artistike, por edhe nga reperi Noizy, ndërsa përflitet edhe këngëtarja e njohur Eleni Foureira.
Ky takimin pritet të zgjasë më shumë se tre orë, ndërsa më pas kryeministri do zhvillojë takime me strukturat e PS në Athinë.