Takimi i Ramës te Gjeologjiku, gazetari: Kryeministri, prodhuesi më i madh i fake news
Gazetari Koloreto Cukali e merr me rezervë lajmin për takimin e kryeministrit Rama me studentë dhe pedagogë të Gjeologji-Minierave.
I ftuar në Ora News, ai tha se Rama është prodhuesi më i madh i fake news në vend.
Koloreto Cukali: Një burim që vjen nga Kryeministri nuk e besoj për asnjë moment. Kryeministri është prodhuesi më i madh i fake news. Pamë një tentativë të tij të dështuar te Dudushi për të krijuar një dialog që nuk ishte dialog.Ai vazhdon të krijojë dialogun se i duhet për show-n e vetë. Duhet verifikuar nga burime të tjera. Një informacion që vjen nga Kryeministri nuk duhet marrë kurrë si lajm pa u bërë kontrolli i lajmit dhe faktuar me burime të tjera informacioni.
Pedagogia e Shkencave Sociale, Edlira Gjoni, thotë se nuk është kundër dialogut, por Rama nuk është i sinqertë me studentët.
Edlira Gjoni: Unë nuk jam kundër dialogut, por Kryeministri i vendit nuk ka dhënë shenja se di të dialogojë. Jo vetëm me studentët.
Gjoni nga ana tjetër shpreh shqetësim mbi vijueshmërinë e kësaj rezistence pa një përfaqësi dhe objektiv të qartë nga ana e studentëve.
Gjoni: U lamë në shpatullat e tyre shumë të njoma një peshë shumë të madhe. Lexova nga disa kolegë të cilët kishin pak të drejtë kur thoshin që “ulur në kafe ne presim të na zgjidhin problemet ata që lahen në konvikte e sopllakë”.
Pas 13 ditësh, unë i shikoj studentët për fat të keq që nëse nuk kanë një destinacion ku duan të mbërrijnë, nuk e dinë se me kë janë dhe pa zgjedhur një përfaqësi ka rrezik që gjithë entuziazmi për veten e tyre dhe për të gjithë ne ka rrezik të shuhet se nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
KOHA JONË SONDAZH

