Takimi informal me liderët, Rama: Kush deshi erdhi. Plani i ri financiar e ekonomik për Ballkanin është formësuar
Këtë të hënë në Tiranë u mbaj një takimi informal në ”Vilën 30” i kryeministrit Edi Rama me liderët e rajonit mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kreu i qeverisë pas takimit mbajti një konferencë të shkurtër me gazetarët.
Rama preferoi që të mos e komentojë mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi tha se ishin të gjithë ishin të ftuar dhe kush deshi erdhi. “Nuk shoh asnjë interes, ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi”, tha Rama.
Për takimin informal me liderët, Rama tha se një plan i ri financiar dhe ekonomik për Ballkanin është formësuar. ”Prej sa kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë dhe kontekstin e përgjithshëm dhe të gjitha sfidat që janë sot të përbashkëta. Ne jemi përpjekur që, të krijojmë një tjetër qasje. Që do të thotë, paralelisht me procesin e negociatave, të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”,-tha Rama.
Takimin informal kryeministri Rama e zhvilloi këtë të hënë me komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.