Takimi me Bashën në vitet 90, Berisha: Nuk e pranova në PD, erdhi me pantallona të shkurtëra

Sali Berisha ka treguar sesi është njohur me Lulzim Bashën në vitet 90. Po ashtu ai thekson se nuk e ka njohur vajza e tij me Bashën.

“Unë Lulzim Bashën e njoha në vitin 90’-91’. Lulzim Basha ka ardhur për herë të parë me Barend Kohen. Basha ka ardhur me pantallona të shkurtra, djal i ri. Që nga ajo kohë, unë kisha njohur më shumë Lulzim Bashën dhe Aurela Bashën. Kjo e fundit sëbashku me një zonjë tjetër, kishin një organizatë civile me të cilin ndiqnin jetën parlamentare në Shqipëri.

Ato vinin në Strasburg në këshillin e Europës. Ishte financim i parlamentit holandez. Ideja e KOP-it, më kishte lindur me kohë. Ku t’i gjeja njerëzit? Kisha disa që ishin në Kosovë, kishin një meritë.

Nuk ka qenë vajza ime që më kanë sugjeruar Bashën. Nuk kanë ndikuar tek unë për ta marrë. Po te kthehesha prapë, sërish do e merrja. Ka ardhur me 38 vetë të KOP-it. E para kishin meritën, dinin gjuhë të huaj, morën pjesë në ndërtimin e shtetit të ri”.

Pyetje: Keni punuar 16 vite me Bashën? Jeni intuitive dhe kur e ke përballë e njeh se cili është. Kur menduat se Basha nuk ishte ai që kishe menduar?

Berisha: Unë kam bashkëpunuar me sukses të plotë dhe me njerëz që kanë shkruajtur libra dhe artikuj kundër meje. Në ligjin tim të bashkëpunimit, unë kam një qëndrim. Nuk kërkoj kurrë nga bashkëpunëtori im atë që nuk mund të bëjë. Gjej atë që mund të bëjë. Përpiqem të marrë dhe të përfitoj atë që mund të bëjë. Basha bënte shumë mirë misionin që e ngarkoje, nuk e lëshonte. I ngarkova rrugën, por nuk e lëshon.

SHKARKO APP