Takimi me liderët e rajonit në ”Vilën 30”, Ramës i bashkohet Xhaçka dhe Ilir Beqja

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim informal me liderët e rajonit. Liderët do të diskutojnë rreth Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë në tetor të këtij viti.

Kryemnistrja serbe Ana Bërnabiç, si dhe kryetarja e këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo ishin të parat që mbërritën në ambientet e “Vilës 30” ku edhe do zhvillohet takimi, ndërsa më pas ka mbërritur edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazavoiç.

Përveç liderëve të rajonit në këtë takim joformal duket se do të jenë të pranishëm anëtarë të tjerë të partisë socialiste. Drejtuesi i agjencisë shtetërore të programit strategjik dhe koordinimit të ndihmës, Ilir Beqja ka hyrë në ambientet e “Vilës 30” dhe pas tij ka shkuar edhe Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

SHKARKO APP