Takimi me ministren britanike, Basha zbulon çfarë diskutuan

Pas takimit me ministren britanike Wendy Morton, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur para mediave duke thënë se çështjet kryesore që diskutuan ishin demokracia, krimi i organizuar dhe liria e medias.

Në fjalën e tij, theksoi se e rëndësishme është edhe marrëdhënia shqiptaro-britanike duke qenë se mijëra shqiptarë jetojnë në Britaninë e Madhe ndaj thotë se mbetet në vëmendjen e PD sakrifica e njerëzve, qofshin nga Tropoja, Kukësi, Fieri, Burreli, Vlora apo Gjirokastra.

Basha: Takimi me ministren për Europën të qeverisë së madhërisë së saj britanike ishte një mundësi e dyfishtë, së pari tregon nivelin e lartë të interesit britanik për Shqipërinë. Para disa javësh ka qenë këtu dhe Priti Patel dhe në veçanti për çështjet që janë kauzat kryesore të PD dhe qytetarëve që janë çështjet e demokracisë, të bashkëpunimit të krimit të organizuar me politikën për të vjedhur zgjedhjet siç ndodhi më 25 prill dhe të luftës kundër krimit të organizuar, të lirisë së medias në veçanti si një nga problemet kryesore të demokracisë shqiptare, pa diskutim edhe të ardhmes së marrëdhënieve shqiptaro-britanike me një vëmendje të veçantë për dy çështje kryesore, praninë e investimeve britanike në Shqipëri dhe fatin e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë në Britani, jo vetëm në Londër por kudo në Britaninë e Madhe, njerëz të punës, të sakrificave, interesi më i mirë i të cilëve është dhe mbetet në vëmendje të PD, qofshin nga Tropoja, Kukësi, Fieri, Burreli, Vlora apo Gjirokstra. Kemi qindra mijëra shqiptarë në Britaninë e Madhe, duam t’i shohim me letra të rregullta, të jetojnë dhe të punojnë me nder, të panjollosur nga një pakicë e vogël.

SHKARKO APP