Takimi me përfaqësues të teknologjisë, Rama: Bankat janë në prapambetje për dixhitalizimin e transaksioneve finaciare

Në përfundim të takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, aktivitet që u mbajt në Berat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi. Rama kritikoi bankat e nivelit të dytë se nuk kanë bërë ndryshimet e duhura në lidhje me dixhitalizimin sa i përket transaksioneve financiare. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht që legjislacioni është përshtatur, bankat kanë mbetur prapa në këtë proces, që sipas tij, pengon ndërveprimet sa i përket transaksioneve financiare.

”Dua të them që sot ka pasur shumë brum në tryezë edhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe pastaj të ndjekim një hartë veprimesh, do arrijmë të bëjmë më të mirën. Ka qenë kënaqësi edhe për të njohur nga afër disa inovatorë, edhe më prezantuan një dokument të vjetër që ishte shumë tërheqës për qendrën e mendimit novator.

Bankat që janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënon progresin e sektorit dhe për më tepër e pajustifikuar po të kemi parasysh që gjithë legjislacioni i nevojshëm është i miratuar, gjithë instrumentet janë në dispozicion dhe këmbëngulja e bankave për të mos lëvizur me të njëjtin ritëm jo vetëm dëmton sektorin, por në tërësi interesat e shoqërisë duke penguar lehtësimin e mëtejshëm të të gjitha ndërveprimeve që lidhen me transaksionet financiare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?