Takimi me Policinë e Vlorës, Brahimaj: Nuk po luftoni drogën
Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj, ka kritikuar ashpër Policinë e Vlorës për luftën ndaj drogës. Ai tha se gjatë 2018-s ka pasur mungesë të informacionit, ka numër të vogël të hetimeve dhe se nuk po punohet në drejtim të zbulimit të bazave për farërat e drogës.
”Kontrolli i territorit nga ana e strukturave policore për të gjitha qarqet, duke përfshirë edhe Qarkun e Vlorës nuk kryhet plotësisht mbi bazën e analizës së një risku për sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike dhe mungojnë pajisjet e nevojshme logjistike për realizimin e kontrolleve të territorit në ambiente të mbyllura dhe në terrene të hapura. Numër i vogël i hetimeve proaktive”.
Këto probleme, ai i ka ngritur gjatë takimit me ”Task-Forcën” për luftën kundër kanabisit. Brahimaj ka kërkuar një bashkëpunim më të madh me pushtetin vendor për të goditur ashpër kultivuesit e kanabisit. Në analizë ka qenë edhe Drejtori i Ri i Policisë së Vlorës, Artion Duka. Vlora listohet në qarqet me problematike në fushën e kultivimit dhe trafikimit, krimit kundër pronës dhe personit.
KOHA JONË SONDAZH

