Takimi me Presidenten Osmani, mesazhi i fshehur pas kravatave të Lajçak-Escobar
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbërritur në Kosovë, dhe takimin e parë e patën me kryetaren e shtetit.
Ngjyra e njëjtë e kravatës të Lajçak-Escobar, nuk mund të jetë e rastësishme në takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ngjyra vjollcë e kravatave tregon që personi përballë mund të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme. Kjo do të thotë se Lajçak dhe Escobar i treguan presidentes kosovare se ata kanë ardhur të hapur për të hedhur një hap pozitiv në dialogun mes dy shteteve.
Jo vetëm mesazhi i fshehur pas kravatave, por edhe mënyra e qëndrimit të tyre tregoi shumë. Qëndrimi i shkujdesur i të dyve, nga mënyra e mbajtjes së këmbëve dhe duarve tregon miqësi, çiltërsi dhe gatishmëri.

KOHA JONË SONDAZH

