Takimi me Presidentin Meta, Idrizi: Koha t’i kthehemi arsyes

Ka vijuar me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, takimet konsultative të Presidentit Ilir Meta. Pas takimit me Kreun e Shtetit, Idrizi tha se është koha që t’i kthehemi arsyes. Nga ana tjetër, Idrizi tha se tashmë është koha për përgjegjësi politike për të bërë një pakt kombëtar të të gjithë forcave politike.

”Sot nuk është data dhe momenti për të diskutuar për një datë të re zgjedhjesh, por është koha që ne të ikim nga marria dhe spiralja ku jemi fut. Në një spirale që po e nxjerr vendin jashtë shinave. Është koha dhe momenti që pikërisht kokat e nxehta, ata që e kanë në dorë t’i thërresin arsyes dhe të ulemi për artin e të bërit politikë dhe ti japim mundësi vendit të kthehet e hullitë e normalitetit dhe sigurisht që kauza e opozitës janë zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të barabartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?