Takimi me Presidentin Meta, opozita: Mungesë transparence nga Ministria
Ka përfunduar takimi i anëtarëve të Komisionit të Jashtëm, me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Ky takim u zhvillua për për tu informuar dhe biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë dhe komunikimin mes tij dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Nga jashtë Presidencës, deputetët e opozitës janë shprehur për mungesë transparence nga ana e Ministrisë së Jashtme, në lidhje me marrëveshjen.
Vendim i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për ta thirrur në seancë dëgjimore. Presidenti ende nuk ka autorizuar Ministrinë e Jashtme që të negociojë me shtetin grek kufijtë detar.
Presidenti ka kërkuar më shumë informacion pasi sipas tij në komunikimet e mëparshme Ministria e Integrimit dhe Punëve të Jashtme, nuk ka qenë shterues dhe ka pasur një sërë mangësish në dokumentacion por edhe në përmbajtje.
KOHA JONË SONDAZH

