Takimi me Ramën, Princi i Arabisë Saudite zbarkon me jaht…(FOTO)

Vizitorë të rëndësishëm kanë mbërritur me anije turistike luksoze në portin e Durrësit. Njeri prej tyre, Princi Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, i cili do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Autoriteti Portual Durrës njoftoi se tre jahte u ankoruan në kalatat 1 dhe 4 paraditen e sotme, tre anije turistike luksoze me gjatësi 74-99 metra janë ankoruar sot paradite në kalatat 1 dhe 4 të portit më të madh të vendit.

Dy prej tyre, “Kingdom” dhe “Moonlight II” që kanë lundruar nga ishulli i Korfuzit (Greqi) drejt Durrësit u ankoruan rreth orës 11.30 në kalatën 4 .

Pjesmarrës në grupin e mikpritësve, ambasadori i vendit tonë në Arabinë Saudite, Sami Shiba tha për APD, se në anije udhëton Lartësia e tij mbretërore. “Princ Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud. Anëtari i familjes mbretërore të Arabisë Saudite do të zhvillojë një takim me kryministrin e Shqipërisë Edi Rama”, tha ambasadori Shiba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jahti “Kingdom” me gjatësi 74 metra ka flamurin e Arabisë Saudite dhe është regjistruar në portin e Jeddahut, ndërsa “Moonlight II” me gjatësi 77 metra është regjistruar në portin e Valletas me flamur maltez. Ndërkohë në kalatën 1 të portit të Durrësit qëndroi për disa orë jahti “Christina 0” me gjatësi 99 metra dhe flamur maltez. Jahti ishte nisur drejt Durrësit nga një prej porteve të Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?