Takimi me Várhelyi, kryeministri Rama: Folëm gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Brukseli ku ka takuar Komisionierin e BE për Zgjerim dhe Fqinjësi, Olivér Várhelyi.
Rama thotë se në takim u diskutua gjerë e gjatë për planin e ri të BE për mbështetjen financiare dhe rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Bruksel-Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, diskutuam gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”,-shkruan Rama.