Takimi me Yuri Kim, Mesila Doda: Pakt kombëtar për Integrimin, me të gjitha forcat politike

Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, deputetja Mesila Doda këtë të mërkurë u takua me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e djeshme dhe të sotme të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi rolin e Parlamentit në Integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe për nivelin e demokracisë në vend. Doda nënvizoi rritjen e rolit monitorues dhe kontrollues të Parlamentit veçanërisht në situatën e sotme të hapjes së negociatave, ku është e nevojshme rritja e këtij roli dhe nevojën për një pakt kombëtar për integrimin, nga ana e të gjithë forcave politike në Shqipëri.

Ambasadorja Yuri Kim nga ana e saj nënvizoi se SHBA kanë qenë gjithmonë të angazhuar në rritjen e nivelit të demokracisë në vend, ku qytetarët duhet të ndjehen të pushtetshëm dhe të përfshirë.

SHKARKO APP