Takimi Meta-Kim, analistët: Konfirmon preferencën e SHBA mes opozitës

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe Ilir Meta duket se po vendosin një raport të ri mes tyre. Mesazhin e këtij takimi, analistët Aristir Lumezi dhe Aleksandër Çipa e lexojnë në kënde të ndryshme.

”Mbështetje për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë ai numri një i opozitës për sa kohë Sali Berisha është i shpallur ”non-grata” nga SHBA”, thotë Lumezi. ”Ishte një takim i karakterit diplomatik. Zoti Meta nuk është një person që është i prekur nga ai status që ka Berisha si ”non-grata” dhe shenja e kontaktit parathotë pamundësinë e afërt për të pasur penalitete të tilla dhe kjo është shumë e rëndësishme”, thotë Çipa.

Drejtuesit e dy forcave kryesore në opozitë edhe pse kanë paralajmëruar një vjeshtë të nxehtë protestash ende nuk kanë zhvilluar një takim zyrtar për të bërë të ditur detajet e marrëveshjes politike.

SHKARKO APP