Takimi në burg me djalin, babai i Naim Murselit tregon detaje: Ja çfarë më tha për vrasjen e Liridonës
Ngjarja makabre dhe shokuese për krejt publikun shqiptar në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë, ku akuzohet se burri porosit vrasjen e gruas, mbetet një ngjarje e padëgjuar.
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte. Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur asgjë për vrasjen atë natë.
“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli për emisionin “Kojshia Show”.