Takimi Rama-Haradinaj/ Falënderon Ramën për kujdesin ndaj Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook Haradinaj u shpreh  se gjatë takimit me Ramën ai  ka diskutuar rreth zhvillimeve në Kosovë dhe Rajon.

Ai zbuloi se i ka kërkuar Ramës që të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që ka Kosova në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar dhe të përshpejtojë integrimin e saj.
“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, shkroi Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?