Takimi Zelensky-Vuçiç në Athinë, deputeti ukrainas këmbëngul: Të njohim pavarësinë e Kosovës

Darka e liderëve të Ballkanit dhe jo vetëm në Athinë, ka krijuar lajme. Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka theksuar se Ukraina duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një postim në platformën “X”, Goncharenko shkruan se Kievi zyrtar nuk duhet të qëndrojë krah Serbisë, pasi kjo e fundit mbështet Rusinë.

“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, shkruan Goncharenko.

Këtë të martë, presidenti i Ukrainës, Zelensky-it zhvillo një takim me homologun serb, Aleksandar Vuçiç në Athinë. Vuçiç deklaroi se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, dhe kërkoi nga Zelensky të bëjë të njëjtën gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?