Takoi Alibeajn dhe jo Berishën, e dërguara e DASH: Nuk mund të takohem me persona të shpallur ”non-grata”

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo pati sot takime me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të qeverisë, si dhe me deputetë të opozitës.

Në një intervistë për ”Zërin e Amerikës”, ajo u pyet edhe pse nuk pati një takim me Sali Berishën, për të cilin tha se ajo nuk takohet me persona të shpallur ”non-grata” nga SHBA.

”Sekretari Blinken e shpalli Z. Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur. Besoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Në fakt u takova sot me drejtues të opozitës dhe do të ndaj me ju faktin që më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara por tek e ardhmja dhe se çfarë PD kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë”.

SHKARKO APP