Taksa e pasurisë, ja numri i bizneseve që nuk do të “shpëtojnë”

Megjithëse taksa e pasurisë është e detyrueshme për të gjitha bizneset kryesore në vend, rezulton se për kryeqytetin në 3 muajt e parë të vitit janë 45.423 subjekte  e paguajnë atë rregullisht.

Po të bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë,  janë rreth 2 mijë biznese më shumë që paguajnë  taksën e pasurisë. Referuar të dhënave të Bashkisë Tiranë,  për periudhën Janar-Mars 2019, duket se peshën më të rëndësishme në pagesën e këtij detyrimi e zënë individët, apo personat fizikë,  ku janë të regjistruar 28. 689,  më pas renditet biznesi i vogël me 8598 subjekte, i ndjekur nga biznesi i madh me 3801 subjekte, më pas janë subjektet VIP dhe kategoria të tjera.

Në raport me numrin total të subjekte aktive kryesore që funksionojnë në Tiranë, i cili për 3-mujorin e parë është 48.640, duket se numri i bizneseve që i shmangen taksës së pasurisë është rreth mbi 3200 të tilla.  Me metodologjinë e re të miratuar në 1 Prill të vitit të kaluar, duket se nuk do të “shpëtojë” më asnjë subjekt pa paguar detyrimet përkatëse.  Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës të paguhet mbi vlerën reale të tregut dhe për bizneset kjo taksë është 0.15% .  Taksa e pasurisë është ndër burimet më me peshë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe përbën 18% të totalit të të ardhurave të veta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taksa e pasurisë, Janar –Mars 2019

Swiss Digital Mobile Reklama

Individë 28.689

Biznes i vogël 8598

Biznes i madh 3801

VIP 1625

Të tjerë 2710

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?