Taksa e re, 5 euro të kalosh në Rrugen e Kombit

 

Me ne fund me 15 shtator Ministria e Transporteve do të vlerësojë ofertat e 4 kompanive për të marrë me koncesion Rrugën e Kombit, segmentin nga Miloti në Morinë. Kjo do të thotë se pas vlerësimit kalimi në këtë segment do të jetë me pagesë për cdo automjet që kalon në të. 5 euro ose 7 mijë lekë (të vjetër) do të jetë pagesa për rrugën për një autoveturë që do të dojë të shkojë në Kosovë. Dhe po kaq për t’u kthyer. Furgonët, autobusët dhe kamionët pritet të kenë tarifa më të larta.

Kompanitë që kanë shprehur interes për këtë koncesion e kanë dorëzuar dokumentacionin në mars të këtij viti.

Oferta më e pranueshme për Ministrinë e Transporteve duket të jetë ajo që pagesën do ta ketë rreth vlerës së sipërpërmendur.

Dhënia e rrugës me koncesion ishte projektuar që nga koha e qeverisë Berisha, e cila arriti në përfundimin që shpenzimet për mirëmbajtjen e autostradës të larta.

Koncesioni parashikohet të jetë 25 deri në 35 vjet. Kompania fituese do të duhet të ndërtojë infrastrukturën hyrëse në Milot dhe në Morinë. Po kështu edhe në hyrje – daljet e tjera të autosdradës.

Në hapje të procedurave të tenderimit u fol edhe për një tjetër detyrim të kompanisë që do të fitonte tenderin; ajo do të duhet të shtonte me dy korsi segmentin nga Miloti në Rrëshën.

Nuk është e qartë nëse ky detyrim është i përfshirë në ofertat që kanë paraqitur 4 kompanitë që janë në garë

SHKARKO APP