Taksa e re përplas deputetët e PS: Nëse ke 7 televizorë, do paguash 7 herë?
Në Komisionin e Mediave ka patur debate, kryesisht mes dy deputetëve të PS-së, Ilir Beqaj dhe Fidel Yllit, fill pas propozimit për një taksë të re që lidhet me numrin e aparateve të televizorëve që kemi në shtëpi, apo në biznese të caktuara.
Ka qenë Beqaj, ai i cili ka kërkuar që taksa të rritet, referuar numrit të televizorëve që çdo person përdor në shtëpi, apo në biznese. Është fjala për taksën 100 lekë, që i bashkëngjitet çdo muaj faturës së dritave. Sipas tij, nëse në një familje ka dy ose tre televizorë, atëherë do të paguajë 200 ose 300 lekë në muaj.
”Mesa di unë, ajo nuk është taksë për shërbimin, por është taksë për aparatin televiziv kur është vendosur. Pa dashur të futem në emra të përveçëm, një hotel me 40 dhoma duhet të paguajë 40 herë taksë sepse ka 40 aparate televizive. Një pikë bastesh sportive duhet të paguajë 20 taksa se ka 20 aparate televizive. Ka qenë 6 mijë lekë në vit, u bë 12 mijë lekë në vit. Ka qenë 5% komisioni që iu bë një favor CEZ-it atëherë, vajti në 10% të komisionit”, është shprehur Beqaj.
Ky propozim është kundërshtuar nga deputeti i PD-së, Fidel Ylli i cili me ironi ju drejtua kolegut të tij me fjalët. “Po në shtëpi kur ke 7 televizorë, do paguash shtatë herë ti?! Do vijë ai të kontrollojë ty në shtëpi?!”, tha deputeti i PS-së, i habitur.
KOHA JONË SONDAZH

