“Taksa në rrugën e Kombit”/ Gazetarja i thotë troç Cakajt: Raportet Kosovë -Shqipëri janë në pikën më të errët

Gazetarja nga Kosova, Serbeze Haxhiaj tha se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën më të errët. Në një lidhje me skype  për emisionin “Tempora”, Haxhiaj tha se lufta politike mes liderëve në Kosovë dhe Shqipëri e ka dëmtuar shtetin e Kosovës.

Raportet Kosovë -Shqipëri janë në pikën më të errët ose në pikën më të ulët që kanë ekzistuar. Unë nuk mbaj mend që dy kryeministra të kenë akuzuar njëri -tjetrin. Kjo tregon në çfarë nivele janë raportet. Nuk janë vetëm në nivel kryeministrash. Por kemi parë përçarje të mëdha edhe mes liderit të opozitës në raport me politikën në Kosovë. Kurti ka paralajmëruar se raportet me Ramën kanë një çarje të madhe. Cakaj vazhdoi me një retorikë boshë sa i përket raporteve me Kosovën. Nuk ka vetëm barriera tregtare, por ka luftë politike mes liderëve dhe kjo e ka dëmtuar Kosovën”, theksoi Haxhiaj.

Gazetarja Haxhiaj: Raportet Kosovë -Shqipëri janë në pikën më të errët

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në studio ka folur edhe për taksën në rrugën e Kombit. Edhe pse i rezervuar të flasë për këtë çështje diplomati Cakaj tha se vendosja e taksës ekziston në shumë vende të botës dhe nuk e ndan Kombin.

Gent Cakaj: Taksa e rrugës ka ardhur si nevojë për përmirësimin e infrastrukturës të asaj rruge. Ekzistojnë të gjitha  vlerësimet e ekspertëve të mirëbazuara pse ajo është vendosur. Por taksa e rrugës nuk mund të interpretohet si ndarja e kombit. Nëse ne e zhvendosim një doganë të Kosovës në Portin e Durrësit kjo nuk konsiderohet si zgjerim i bashkëpunimit, apo ju e keni mendjen të kritikoni sic është taksa e rrugës.

Sonila Meço: Unë nuk kritikoj, unë citoj kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Gent Cakaj: Nëse shqiptarët e kanë vetëm këtë problem në barriera unë jam shqiptari më i lumtur në Shqipëri, se besoj se sfida ynë është më e madhe se zbatimi i 50 marrëveshjeve.

SHKARKO APP