Taksat e tarifat vendore për 2018-ën, DPTT publikon afatet e shlyerjes për bizneset

Taksat dhe tarifat vendore për vitin 2018 për bizneset që operojnë në kryeqytet janë gjeneruar dhe subjektet mund të nisin shlyerjen e detyrimeve përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore Tiranë njofton taksapaguesit edhe për afatet përkatëse për secilën taksë.

Kështu, pagesa e detyrimit për vitin tatimor duhet të kryhet: Tarifa e Pastrimit dhe Taksa e Infrastrukturës Arsimore brenda datës 20 Prill 2018; Taksa mbi truallin, Taksa mbi Tokën Bujqësore: Kësti 1 (50% e vlerës) brenda datës 20 Prill 2018 dhe Kësti 2 (50% e vlerës) brenda datës 30 Qershor 2018; Taksa e Tabelës dhe Taksa mbi Ndërtesën: Kësti 1 (3 mujori i parë) brenda datës 20 Prill 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria njofton gjithashtu se përllogaritja e detyrimeve tatimore vendore për 9 mujorin (Prill-Dhjetor 2017) për sa i përket Taksës së Tabelës dhe Taksës së Ndërtesës, do të kryhet me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 107/2017 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 9632, datë 30.10.2006 Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore, i ndryshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, u bëhet apel të gjithë subjekteve, të cilët nuk kanë deklaruar adresën e saktë dhe për pasojë nuk u ka shkuar detyrimi, të përditësojnë të dhënat në sistem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?