Talebanët krijojnë qeverinë, ministër i Brendshëm një i shpallur në kërkim nga SHBA-ja
Pasi morën me forcë Afganostanin, talebanët tregojnë se kanë krijuar një qeveri të përkohshme, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i Brendshëm.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, u tha një zëdhënës gazetarëve. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.
I pyetur pse asnjë grua nuk u emërua në qeveri, Ahmadullah Wasiq tha për BBC se kabineti nuk është finalizuar ende.
Emrat që do përbëjnë qeverinë talebane janë:
Mullah Yaqoob është emëruar Ministër i Mbrojtjes, kurse Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë në këtë dikaster.
Sarajuddin Haqqani është emëruar Ministër i Brendshëm. Ai është njëkohësisht kreu i Rrjetit Haqqani, një organizatë e shpallur terroriste nga SHBA.
Amir Khan Muttaqi Ministër i Jashtëm në Detyrë, ndërsa Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë në këtë ministri.
KOHA JONË SONDAZH

