”Tallje hetimi i Radoiçiç nga Serbia”, Balliu: Terr*ristët serbë duhet të hetohen në Kosovë

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu thotë se hetimi i Milan Radoiçiç nga pala serbe, e cila sipas tij e urdhëroi, është tallje me BE-në dhe NATO-n.

Ai u shpreh se është e qartë që sulmi terrorist ndaj Kosovës ishte organizuar nga qeveria serbe, ndërsa Radoiçiç ishte “vegla e radhës” që përdori Beogradi. Balliu shtoi se terroristët e Serbisë duhet të hetohen në Kosovë, aty ku kryen aktin e rëndë.

“Hetimi i Radoiçiç nga ata që e urdhëruan, është tallje me BE dhe NATO. Është e qartë që sulmi terrorrist ndaj Kosovës, ishte i organizuar nga vete qeveria Serbe. Radoiçiç ishte vegla e radhës që përdori qeveria Serbe.Shteti që e stërviti e përgatiti e udhëzoj dhe e financoj sulmin terrorrist nuk mund ta hetojë sulmin terrorrist. Terrorristët e Serbisë duhet të hetohen në Kosovë,aty ku kryen aktin terrorrist”, u shpreh ai.

SHKARKO APP