Tanket ruse shkojnë drejt kufirit në Ukrainë, gati për pushtim
Mediat britanike raportojnë se një grup i stërmadh tankesh të blinduara ruse të pikturuara me shkronjën “Z” aktualisht po lëvizin drejt kufirit ukrainas, raporton express.uk.
Pamjet tregojnë se shkronja ‘Z’ është vendosur mbi tanke, armë vetëlëvizëse, kamionë me karburant dhe automjete furnizimi.
Kanali i pavarur rus Telegram Hunter’s Notes tha: “Të gjitha pajisjet e shënuara me ‘Z’ u panë pranë Kursk dhe në rajonin Shebekino të Belgorod’ në kufi me Ukrainën.”
Shpërthimet nga predha artilerie besohet se janë dëgjuar në Donetsk, në Ukrainën lindore.
Numri i tankeve ruse ka arritur në mijëra.


Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi të dielën për mundësinë shumë reale të luftës në Evropë.
Duke folur për mediat në Konferencën e Sigurisë në Munih, nënpresidentja Harris u bëri thirrje të gjithëve që të ndalen për “një çast për kuptuar rëndësinë e asaj për të cilën po flasim”, në lidhje me trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit ukrainas.
“Kanë kaluar mbi 70 vjet dhe gjatë këtyre 70 vjetëve, siç e përmenda dje, ka pasur paqe dhe siguri. Ne po flasim për mundësinë reale të luftës në Evropë”, tha ajo.
Udhëheqësit perëndimorë paralajmërojnë se Rusia është e gatshme të sulmojë Ukrainën fqinje e cila është e rrethuar nga tre anët nga rreth 150,000 ushtarë, avionë luftarakë dhe pajisje ushtarake ruse.
Rusia mbajti stërvitje bërthamore të shtunën në Bjellorusinë fqinje dhe po vazhdon stërvitjet detare në brigjet e Detit të Zi.
Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane po pretendojnë për muaj të tërë se Rusia po përpiqet të krijojë pretekst për të pushtuar Ukrainën dhe janë kërcënuar me sanksione masive dhe të menjëhershme nëse ndodhë një gjë e tillë.

KOHA JONË SONDAZH

