TAP: Rruga Korçë – Vithkuq do rehabilitohet
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka garantuar banorët e tre fshatrave në Korçë se pas përfundimit të ndërtimit të projektit gazsjellës, rruga Korçë – Vithkuq do të rehabilitohet plotësisht.
“Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) u informua për kërkesën e disa banorëve të fshatrave Lubonjë, Rehovë dhe Roshanj, Bashkia e Korçës, për rehabilitimin e rrugës që lidh këto fshatra me segmentin rrugor Korçë – Vithkuq.
TAP dhe kontraktori i tij i ka informuar këto komunitete se sapo të përfundojnë aktivitetet e ndërtimit të projektit në atë zonë kjo rrugë do të rehabilitohet në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë ky segment rrugor po mirëmbahet nga kontraktori i TAP. Kjo është e njëjta përqasje që është ndjekur edhe në zona të tjera ku ka pasur punime për ndërtimin e gazsjellësit”,- informoi sot kompania në një reagim për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

